Një biznesmen italian, me aktivitet në Call Center, është rrëfyer se mbyllja e kompanive mund të cilësohej një humbje për Shqipërinë.

Roberto Caparrota ka kerkuar që shteti të krijojë lehtësi punësimi per të rinjtë, për të krijuar një stabilizim të situatës. Caparrota shpreh shqetësimin se si qeveria shqiptare nuk ka lobuar pranë asaj të Renzi-t për të lehtësuar amendimet që janë shumë të renda për kompanitë që veprojnë këtu, kur propozimet kanë muaj që diskutohen. “Nëse Senati italian do të miratojë amendimet në ligjin për call center, mbyllja e kompanive që punojnë në këtë fushë në Shqipëri do të jetë e pashmangshme“. Këtë e ka konfirmuar , Roberto Caparrota, biznesmeni italian me aktivitet në call center. Ndonëse ligji nuk i ndalon investitorët të zhvendosen në Shqipëri, kushtet që parashikohen e vështirësojnë ndjeshëm kryerjen e aktivitetit, që edhe për momentin, sipas Caparrotës, nuk ka qenë i lehtë. Problematik është elementi që telefonuesi tashmë do jetë i detyruar të thotë vendin e origjinës. Në Shqipëri ka kompani që punojnë për ebay dhe kompania e konsideron cënim imazhi nëse tefonuesi do thoshte marr nga Shqipëria. Është e njejta gjë si për prodhuesit italianë të veshjeve që nuk duan që të shkruhet made in china. Nëse telefonuesi nuk thotë vendin nga telefonon, gjobitet me 150 mijë euro. Tashmë është shumë vonë, thotë ai. “25 mijë të rinj rrezikojnë të dalin në rrugë”.

Caparrota shton se ndërsa nuk mund të bëhet asgjë për të shpëtuar call center, shteti duhet të hartojë politika për të nxitur punësimin e të rinjve në sektore të tjerë, psh duke i lehtësuar nga pagesa e sigurimeve për një periudhë të caktuar kohore. Biznesi i qendrave telefonike (call center) ka njohur rritje shumë të shpejtë në Shqipëri vitet e fundit, i nxitur nga kosto e ulët e fuqisë punëtore dhe fakti që pjesa më e mirë e të rinjve e flasin mirë italishten.

Numri i call center në vitin 2015 arriti në 847, sipas të dhënave të INSTAT, nga 414 që ishin në fund të vitit 2014. Deri në 2013-n, kompanitë që veprojnë në fushën e call center panë një rritje të ndjeshme dyshifrore. Por, në 2014-2015, rritja është ngadalësuar. Albacall ishte për të dytin vit radhazi operatori më i madh call center në vend. Ajo u zgjerua me 4% në 2.9 miliardë lekë (në 2014-n ishte rritur 35% dhe në 2013 me 60%). Intercom Data Service (IDS) ka rimarrë veten pas rënies me 6% të të ardhurave në 2014-n. Qarkullimi vjetor i kompanisë ishte 2.7 miliardë lekë, me rritje vjetore prej 9%. Rritje më të lartë ka shënuar Albania Marketing Service (Teleperformance) me 23% në 2.1 miliardë lekë. Shtimi i konkurrencës, si rrjedhojë e numrit të madh të kompanive që po hapen në këtë treg, por dhe maturimi i tij (gjetja e klientëve të rinj po bëhet e vështirë) vlerësohet se ka ndikuar në ngadalësimin e të mëdhenjve

Artikulli paraprakSHKODËR , GODITET NJË TJETËR RAST I TRAFIKIMIT TË MJETEVE MOTORIKE
Artikulli tjetërFIDEL CASTRO, LIDERI QË I MBIJETOI 638 ATENTATEVE