Një 29-vjeçar është mbytur në një rezervuar në fshatin Krajen në Lezhë. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm dhe sipas policisë viktima është me iniciale B.L.

Njoftimi i policisë:Më datë 21.08.2018, rreth orës 06:30, në fshatin Krajen në Lezhë,

në një rezervuar uji, afër baneses se tij, është gjetur i vdekur dhe pa shenja dhune, shtetasi B.L., 29 vjeç. Nga veprimet e kryera, dyshohet se vdekja ka ardhur nga mbytja në ujë.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Lezhë, për ngjarje aksidentale.

Artikulli paraprakSHTYLLA BIE MBI FURGON, PLAGOSET SHOFERI
Artikulli tjetërITALI, TRAGJEDI NË KANION, 10 EKSKURSIONISTË TË VDEKUR, 3 TË ZHDUKUR