Një 36-vjeçar është arrestuar në Vaun e Dejës, pasi ka qenë duke lëvizur me armë me vete. 36-vjeçari është lokalizuar në Fshat të Ri dhe sapo ka parë forcat e policisë ka tentuar të largohet, por është vënë në pranga.

36-vjeçarit Sh. S., i është gjetur 1 armë zjarri pistoletë me fishek në fole, të cilën e mbante pa leje. Në video shihet edhe momenti arrestimit të tij, ndërsa uniformat blu e shtrinë në tokë për t’i vënë prangat.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Artikulli paraprakKOHA PËR TË THËNË LAMTUMIRË…ÇFARË THONË YJET PËR JU SOT
Artikulli tjetërDIELL DHE TEMPERATURA DERI NË 30 GRADË CELSIUS, PARASHIKIMI I MOTIT PËR SOT