Një 56-vjeçar nga Fieri është arrestuar pasi gjatë kontrollit në banesën e tij gjetën 2 armë zjarri dhe 148 fishekë.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, në bazë të informacioneve të marra nga qytetarët se një shtetas dispononte armë zjarri në banesë, kanë organizuar punën dhe kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetasit T.G, 56 vjeç, banues në Patos.

Si rezultat i kontrollit, policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri automatike me 2 krëhëra, 1 pistoletë me 1 krëhër dhe 148 fishekë”, sqaron policia.

Në përfundim të veprimeve të kryera, Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit T.G për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

Materialet proceduriale për veprime të mëtejshme do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier.

Artikulli paraprakDY SHOKË SAJUAN ATENTATIN PËR TË PËRFITUAR AZIL
Artikulli tjetër“VOLVO 4”, POLICI I SARANDËS DO HETOHET JASHTË QELISË