Familja e adoleshentit që vrau me thikë bashkëmoshatarin e tij në Spitallë të Durrësit është ngujuar në shtëpi.

Në një lagje jetojnë edhe familjarët e viktimës Anxhelo Gjokazaj. Ndërsa ndaj të birit gjykata e Durrësit ka dhënë masën arrest me burg,

frika i ka mbyllur brenda familjarët edhe pse vete ata kanë kërkuar falje, ndërsa Dejvi Lala në gjykatë shfaqi pendesë për krimin.

17-vjeçari që vrau me thikë 16-vjeçarin Anxhelo vetëm për një shikim. Goditjeve të thikës shoku i lagjes nuk i mbijetoi duke humbur jetën më pas në spital në një kohë që duhet të ishte në mësim.

Nëndrejtori i shkollës së tij tha se është marrë masë administrative ndaj mësueses, që nuk e pranoi në mësim, pasi ishte me vonesë.

Artikulli paraprakMANASTIRLIU:MBI 4500 RASTE DHUNE NË FAMILJE JANË RAPORTUAR PËR 2017
Artikulli tjetër349 KG HASHASH NË MALLAKASTËR, ARRESTOHEN 4 FEMRA