Elhaida Dani eshte rikthyer ne tregun muzikor me kengen e saj më të re “Më mbaj”.

Videoklipi është publikuar në rrjetet sociale dhe youtube, dhe kenga eshte ne bashkepunim me Dj oltin. Elhaida thotë se kjo këngë tregon rikthimin e saj dhe paralajmëron shumë projekte të reja.

“Dua të falenderoj të gjithë skuadrën për punën e palodhur dhe pasionin e dedikuar kësaj kënge! Shumë projekte të reja janë duke ardhur dhe “më mbaj” është vetëm rikthimi” shkruan këngëtarja në rrjetet sociale. Autore e tekstit të “Më mbaj” është vetë Elahida, ndërsa muzikën e ka realizuar në bashkëpunim me Zenon.

Artikulli paraprakVLLAZNIA, SHPRESË TEK NDËRPRERJA E KAMPIONATIT
Artikulli tjetër“TERRORIZONTE” FAMILJEN ARRESTOHET BURRI DHUNUES PAS DENONCIMIT NGA GRUAJA