Një i ri nga Tirana, Edmond I. 32 vjeç, është arrestuar dje në doganën e Kapshticës, pasi ka tentuar të kalojë kufirin me pasaportë të falsifikuar.

“Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare në Kapshticë, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit Edmond I, 32 vjeç, banues në Tiranë, – njoftoi Ministria e Brendshme. – Arrestimi i tij u bë pasi, më datë 10.01.2018, në dalje të Republikës së Shqipërisë, ky shtetas ka tentuar të kalojë kufirin, duke përdorur një pasaportë të dyshuar si të falsifikuar.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme.”

Artikulli paraprakGJYKATA VENDOS SOT PËR ANIJEN ME EKSPLOZIVË, MES MARINARËVE EDHE NJË SHQIPTAR
Artikulli tjetërNDËRRON JETË NË BURG I DËNUARI PËR VRASJE