Zgjodhi bibliotekën “Marin Barleti” të Shkodrës, për të prezantuar librin më të ri që do na pasurojë bibliotekat tona.

Autorja Flora Kuqani Malo mes miqve dhe dashamirësve të artit të letrave promovoi librin e tretë të ciklit “Me pendën e shpirtit”, i cili rezervon për lexuesit poezi dhe tregime, por gjithashtu edhe përkthime të autorëve klasikë botërore. “Me pëndën e shpirtit 1” u botua në vitin 2014, libër me prozë dhe poezi, që shkrimtarja i’a dedikoi të atit. Një vit më vonë erdhi “Me pendën e shpirtit 2”, në rreshtat e të cilit shpërndahen poezi dhe kujtime për Shkdorën. Ndërsa se çfarë përmban libri libri i tretë i këtij trinomi, na e tregon vetë autorja. Flora Kuqani Malo ka lindur në Tiranë në vitin 1954, ndërsa që prej vitit 1990 jeton në Itali. Në 2015-n ka fituar çmimin e parë të konkursit “Frang Bardhi”. Ajo premton që çdo vit do të botojë nga një libër, deri në moshën e saj 70-vjeçare.

Artikulli paraprakRAMA I PËRGJIGJET DEKLARATËS SË ILIR METËS
Artikulli tjetërPEDIATRIA, RRITET NUMRI I VIZITAVE NË TERAPINË DITORE