Muzeu i kalasë “ Rozafa “ në qytetin e Shkodrës, është kthyer në një nga destinacionet turistike të preferuara për vizitorët e huaj dhe vendas. Ndriçim Mlika, studiues dhe përgjegjës i muzeut të kalasë “ Rozafa” bën me dije se deri më tani vihet re një interes më i lartë se vitet e tjera nga turistët të cilët zgjedhin të vizitojnë muzeun.

Të rinjtë të cilët vizituan sot muzeun shprehen se kanë dëshirë të mësojnë më shumë rreth legjendës së Rozafatit, si dhe për të parë nga afër objektet në muzeun e kështjellës.

Turistët vendas, por kryesisht të huaj parapëlqejnë të vizitojnë muzetë dhe të njihen më shumë me historinë e qytetit. Nga viti në vit ka një rritje të numrit të vizitorëve, por gjatë vitit 2024, pritet që shifrat e vizitorëve të rriten edhe më shumë.

Artikulli paraprakMAKINA BIE NË KANAL, PLAGOSEN 3 TË RINJ
Artikulli tjetërDEPUTETJA BILALI SHTRON IFTAR PËR GRATË SHKODRANE