Ka zgjatur vetëm tetë ditë arratia e të riut që kërcënoi dhe grabiti një grua brenda në një farmaci në qytetin bregdetar. Autori është I. P. 27 vjeç, banues në Vlorë.

Sipas policisë në datë 7 korrik në lagjen “29 Nëntori” në Vlorë 27-vjeçari grabiti nën kërcënimin e thikës në ambientet e farmacisë shtetasen me inicialen L.Ll. duke i marrë një sasi parash prej 10.000 lekësh.

Pas identifikimit nga kamerat e sigurisë ai është shpallur në kërkim dhe sot është arrestuar nga policia. Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të tij për veprën penale “Vjedhje me dhunë”.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakAKSIDENT ME 6 TË PLAGOSUR, MES TYRE 2 FËMIJË
Artikulli tjetërGRUPIT NAZIST I SEKUESTROHEN ARSENAL ARMËSH DHE RAKETË LUFTARAKE, 3 NË PRANGA