Ka startuar në Europë, një mega operacion anti-doping, më i madhi i të gjitha kohrave në këtë sektor.

Gjatë operacionit u arrestuan 234 persona, u zbuluan nëntë laboratorë klandestinë dhe u sekuestruan substanca doping me vlerë 3.8 milion euro.

Operacioni anti-doping me emrin e koduar Viribus, i shtriu hetimet dhe veprimet operacionale në të gjitha vendet anëtare të Bashkimit Evropian dhe jashtë saj.

Mega operacioni u bashkërendua mes Interpolit dhe vendeve të tjera si SHBA, Zvicra, Shqipëria, Ukraina, Kolumbia, Mali i Zi, Moldavia, Islanda, Bosnja dhe Hercegovina dhe Maqedonia Veriore, të cilat u mbështetën nga Agjencia Botërore Anti-Doping dhe Zyra Evropiane Kundër Mashtrimit.

Artikulli paraprakVALDRIN PJETRI: E PRES NJË SHTRENGIM DUARSH NGA VOLTANA ADEMI
Artikulli tjetërAMBASADORI I AUSTRISË I KTHEN PËRGJIGJE ADEMIT: NUK NDËRHYJMË, JEMI NË 2019 JO 1913