Në ndeshjen e së dielës, Vllaznia-Partizani në futboll për femra, e pranishme në ambientet e stadiumit “Loro Boriçi” ishte edhe ish-sulmuesja kuqeblu Megi Doçi. Ajo ka shfrytëzuar ardhjen në Shqipëri për grumbullimin me Kombëtaren dhe sigurisht që, nuk mund të qëndronte pa qenë afër ish-skuadrës së saj. Doçi, në një intervistë për mediat, foli për atë sesa i mungon Vllaznia, por edhe ambientimin me kampionatin turk dhe skuadrën e saj të re, Gallatasarai.

Doçi, e pyetur nëse mund të jetë trampolinë skuadra e Gallatasarait për të kaluar në ndonjë kampionat tjetër, ajo u përgjigj duke thënë se të ardhmes nuk i dihet.

Megi Doçi ka qenë pjesë e Vllaznisë prej 11-sezoneve, ku ka arritur të shënojë 700-gola dhe ta ndihmojë ekipin kuqeblu në fitimin e 10-titujve kampionë dhe 10-Kupave të Shqipërisë.

Artikulli paraprakRRITET INTERESI PËR LIBRIN NË LEZHË
Artikulli tjetërZIJA VUKAJ: GJUHA SHQIPE PËRBALLË SFIDAVE