Rexhep Mediani e sheh rezultatin e zgjedhjeve në Dibër si një proces që nuk mund të merret për bazë në rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2017.

Në një intervistë për “Koha Jonë”, Mediani thotë se, një koalicion PS-PDIU, nuk mund të sigurojë fitoren i vetëm. Ai komenton edhe idenë e hedhur nga PS-ja për zgjedhjen e kreut të LSI-së President Republike. Meidani thotë se profili i Metës është ndër më të përshtatshmit dhe i pranuar nga të gjitha kampet. Por, sipas tij, zgjedhja President i kreut të LSI-së, mund të sillte efekte jo të mira në rezultatin elektoral të kësaj partie. Duke folur për rritjen elektorale të LSI-së, Meidani shprehet se sondazhet tregojnë rritje në disa zona të LSI-së përballë PS-së, duke aluduar se zgjedhja e Kryeministrit të ardhshëm nuk do të jetë ekskluzivitet vetëm i PS-së. “Po t’u besohet disa sondazheve, sipas të cilave, në mjaft zona, LSI-ja ka fituar tashmë një mbështetje elektorale më të lartë se ajo e PS-së; gjë që mund të pasqyrohet deri në një peshë më të madhe përfaqësuese të saj në dyshen LSI-PS. Aq më tepër, që dhe në pikëpamje kushtetuese, kryeministri propozohet nga forca politike me rezultat më të lartë elektoral”, shprehet Mediani.

Artikulli paraprakJASHTË PROTESTA “JO PLEHRA NË SHQIPËRI”, PD: RAMA TË VIJË NË KUVEND
Artikulli tjetërGJENDET I VRARË NJË PERSON ME PLUMB NË GOJË