Meksikë, masakër në një qendër rehabilitimi; 14 viktima

Të paktën 14 persona janë vrarë dhe 8 të tjerë janë plagosur në një sulm ndaj një qendre rehabilitimi për përdoruesit e drogës në qytetin verior të Meksikës, Çihuahua. Persona të maskuar hynë në qendrën mjekësore dhe hapën zjarr ndaj të pranishëmve. Persona që i mbijetuan sulmit të armatosur deklaruan për policinë se agresorët ishin të veshur me rroba të stilit ushtarak dhe mbanin në duar armë automatike. Nga ana e saj, policia deklaron se motivet e sulmit janë ende të paqarta. Forcat e sigurisë ngritën menjëherë postoblloqe përreth qytetit, por nuk kanë qenë në gjendje të ndalojnë atentatorët. Qendrat e rehabilitimit të konsumatorëve të drogës janë vënë shpesh herë në shënjestër të sulmeve në Meksikë. Në vitin 2012, në një sulm të ngjashëm në qytetin Koahuila 11 persona humbën jetën. Dy vite më parë, 13 vetë mbetën të vrarë në rrethana të ngjashme në Tihuana. Hetuesit deklarojnë se kartelet shpesh herë vënë në shënjestër këto qendra, pasi aty fshihen anëtarë të bandave rivale.

Artikulli paraprakNËN HETIM ZYRTARI, I GJENDET VULA E INSTITUCIONIT NE MAKINEN E MIKUT TE TIJ
Artikulli tjetërVETTINGU, META PËR DW: ZBATIMI I DREJTË RRIT BESIMIN TE DREJTËSIA