Presidenti i Republikës, Bujar Nishani u takua sot me një grup të shoqërisë civile për ndërtimet tek Parku i Liqenit.

Mirëpo, nga ana tjetër, ai u sulmua ashpër nga kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Me anë të një shënimi në Twitter, Veliaj shkruan se Presidenti kërkon të bëjë kreun e Bashkisë së Tiranës. Ndryshe nga kreu i Bashkisë, Presidenti ka vendosur t’i përgjigjet në një mënyrë krejt tjetër sulmeve të tij. Sipas burimeve konfidenciale, mësohet se Presidenti Nishani do t’i mbështesë dhe përkrahë publikisht aktivistët e shoqërisë civile në protestat e tyre kundër ndërtimeve tek Parku i Liqenit Artificial.

/ Star Plus TV /

Artikulli paraprakZYRTARE, FIFA PRANON KËRKESËN E KOSOVËS
Artikulli tjetërKUALIFIKUESET E BOKSIT PËR “BRAZIL 2016”, HUMBIN DY SHKODRANËT