Trajneri i Vllaznisë, Ernest Gjoka po mendon për merkaton e janarit. Numri një i stolit ka filluar të studiojë alternativat e mundshme dhe ka nisur edhe bisedime me emra të ndryshëm. Së fundmi, sipas portalit eduasportin.com zbulon se trajneri i shkodranëve po mendon të bëjë “bingo” në janar. Tekniku i kuqebluve dëshiron të afrojë në ekip mbrojtësin e Kukësit, Albi Alla.

Ky i fundit nuk ka kaluar një gjysmësezoni të mirë te verilindorët dhe mund të shohë edhe mundësinë e largimit nga skuadra kampione e Shqipërisë. Vllaznia mund t’i plotësojë kërkesat financiare 24-vjeçarit. Lëvizja e tij duket paksa e çmendur, por tekniku dhe mbrojtësi mund të ribashkohen sërish, pasi dolën kampion te skuadra e Kukësit sezonin e shkuar.

“Dëshira ime është të respektoj deri në fund kontratën që kam me ekipin tim! Por, në qoftë se nuk ndryshojnë ca kushte dhe nuk gjejmë gjuhën e përbashkët me presidentin, uroj t’më lënë lojtar të lirë”, është shprehur fillimisht ai. Për sa i përket zërave që qarkullojnë për një interesim të Vllaznisë për shërbimet e tij, ai deklaroi: “Po është e vërtetë. Profesor Nesti ka pasur kontakte me menaxherin tim”, ka përfunduar për neësport.al Eni Imami.

Artikulli paraprakKONCERTI I FUNDVITIT NË FAMULLIN E DAJÇIT
Artikulli tjetërGREQI, MERR AZIL POLITIK NJË PREJ USHTARAKËVE TURQ QË AKUZOHEN PËR GRUSHTIN E SHTETIT