Ministrja e Arsimit Evis Kushi, ka bërë me dije se Këshilli i Ministrave ka marrë sot vendimin për transferimin e instituteve të Akademisë së Studimeve Albanalogjike në Akademinë e Shkencave. Ajo tha se pas kontrollit të bërë nga ministria, u konstatua se prej 8 vitesh kjo akademi nuk kishte regjistruar asnjë student dhe nuk kishte asnjë lloj akreditimi për të funksionuar si institucion i arsimit të lartë.

“ASA edhe pse u mbështet në mënyrë të vazhdueshme nuk arriti të riorganizohet për të qenë në përputhje me ligjin. Ministria vijoi me një kontroll dhe janë konstatuar një sërë problematikash parregjullsish të rënda ligjore. Si të fushës së strukturës ashtu edhe nga ana e funksionimit administrativ dhe financiar.

Mund t’ju përmend disa nga këto shkelje më thelbësoret: ASA sot që flasim nuk ka patur një fakultet që është detyrimi i parë ligjor. Nuk kanë asnjë fakultet dhe në asnjë prej njësive përbërëse të saj, nuk ka mësimdhënie që e bën të padmunur të vijojë të funksionojë si institucion i Arsimit të Larta. Është e paakredituar, nuk është akredituar asnjëherë ndërkohë që institucionet e tjera janë akdredituar nga 2 apo 3 herë. Mosakreditimi i programeve të studimit, e bën të pamundur të lëshojë diploma. Sepse akreditimi garanton cilësinë. Ndërkohë para ca vitesh ASA ka lëshuar diploma, duke kryer shkelje tjetër. Nga ana tjetër ka 8 vite që ASA nuk regjistron asnjë student. Ka një sërë argumentash që e bëjnë të pamundur ekzistencën e ASA-s si një institucion të Arsimit të Lartë.

Ne kemi një vendim ku shkeljet dhe parregullsitë janë të mëdha kështu që ne sot me vendim të Këshillit të Ministrave po e riorganizojmë këtë Akademi duke i riorganizuar institutet e saj pranë Akademisë së Shkencave. Personeli dhe të gjitha transferohen tek Akademia e Shkencave”-tha ministrja.

Artikulli paraprakSHOQËRIMI I ARVIT BUSHATIT, POLICIA: NDALIMI PASI ISHTE NË KËRKIM
Artikulli tjetërANALIZA E HUMBJES/ BERISHA DENONCON FENOMENIN E ‘ZGJEDHËSVE SHËTITËS’: 547 MIJË VOTUES POTENCIALISHT TË TILLË NË TË GJITHË VENDIN NË ZGJEDHJET E 14 MAJIT. KINI DURIM!