Merrnin makina me qira dhe i shisnin jashtë Shqipërisë, ja momentet e arrestimeve.

Dy persona janë vënë në pranga dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim sepse merrnin makina me qira dhe më pas i deklaronin të vjedhura. Por këto makina mësohet se ata i shisnin jashtë vendit. Policia e Tiranës ka arrestuar dy të rinj, njërin prej të cilëve Kroat, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim. Të arrestuarit janë Safet Rizvani, 22 vjeç, banues në Fier dhe Denis Dukiç, 30 vjeç, banues në Zagreb, Kroaci. Janë shpallur në kërkim dhe punohet për kapjen e shtetasve: F. B. (të dhëna të tjera nuk jepen për arsye hetimi) dhe M. K., 30 vjeç. Këta persona dyshohet se ushtronin aktivitetin e kundraligjshëm të trafikimit të mjeteve motorrike, nga hetimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas merrnin mjete me qira në kompani të ndryshme, me qëllim trafikimin e tyre jashtë Republikës së Shqipërisë, në drejtim të shtetit Serb, ku më pas i deklaronin të vjedhura.Safet Rizvani në bashkëpunim me shtetasin Denis Dukiç, dyshohet se më datë 11 dhjetor 2016, kanë tentuar të trafikojnë një automjet të tipit “Skoda Superb”, mjet i cili është marrë me qira nga Dukiç tek një kompani për dhënien e mjeteve me qira. Gjithashtu Rizvani në bashkëpunim me shtetasin M. K., më datë 26.11.2016, dyshohet të kenë trafikuar drejt Serbisë, mjetin tip “Skoda Oktavia”, të marrë me qira tek një kompani për dhënien e mjeteve me qira, mjet të cilin e kanë denoncuar të vjedhur më datë 30 nëntor 2016, në Kumanovë të Maqedonisë. Kjo veprimtari kriminale mësohet se është e organizuar nga i shpalluri në kërkim me inicialet F. B.

Artikulli paraprakVELEÇIKU PA PAGA, BOJKOT 20 MIN. NDESHJES
Artikulli tjetërE MITURA IKËN ME TË DASHURIN FSHEHURAZI NGA SHTËPIA, POR E PËRDHUNOJNË EDHE SHOKËT E DJALIT