Mesazhi i ambasadës së SHBA: Mos votoni me inat

Ambasada Amerikane ka publikuar në faqen e saj në “Facebook” një videomesazh për votuesit e rinj në prag të zgjedhjeve parlamentare të 25 qershorit. Për këtë mesazh, ambasada ka marrë disa të rinj që u thonë bashkëmoshatarëve të tyre të votojnë me shpresë duke menduar për të ardhmen dhe jo me inat. “Mos votoni me inat, por me shpresë…”, thuhet në mesazhin e SHBA të publikuar në rrjetet sociale. Të dielën e 25 qershorit qytetarët shqiptarë do votojnë për të zgjedhur Kuvendin e ri.

Artikulli paraprakPD NE PUKE DENONCON BLERJEN E VOTAVE NGA PARTITE E MAJTA
Artikulli tjetërTONIGHT – 20.06.2017