Pak orë para protestës së opozitës, kryedemokrati Lulzim Basha ka bërë thirrje për pjesëmarrjen e shqiptarëve në atë që e quan “beteja drejt fitores së sigurt”.

Ai thotë se demokratët janë të vendosur të mos bëjnë asnjë hap pas.

STATUSI I BASHES
Bashkimi, pjesëmarrja dhe vendosmëria për ta çuar këtë betejë drejt fitores së sigurtë, është investimi më krenar për fëmijët, për të ardhmen e tyre dhe të çdo shqiptari. Të rinj e të reja, studentë dhe profesionistë, pedagogë, artistë, intelektualë, mjekë infermierë dhe mësues, sipërmarrës të ndershëm dhe fermerë, pensionistë dhe të papunë, familjarë, prindër dhe bij e bija të shqiptarëve, mirësevini sonte në bashkimin popullor dhe qytetar në orën 19 në Tiranë. Asnjë hap pas! #8qershor#ShqipëriaSiEuropa

Artikulli paraprakBERISHA PARALAJMËRIM PARA PROTESTËS: ORA E SUPERGJIGANDIT PO VJEN
Artikulli tjetërSHKODËR, “SHQIPONJAT E RRUGËVE” FESTOJNË 15 VJETORIN