Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka i ka dërguar një mesazh të gjithë Forcave të Armatosura me rastin e Vitit të Ri. Ne mesazhon personal që Xhaçka i ka dërguar, i falenderon për punën e tyre, duke vlerësuar sakrificën që ata dhe familjet e tyre bëjnë.

Mesazhi i Olta Xhaçkës

Është nder dhe privilegj i madh të punoj me ju, njerëz të jashtëzakonshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë. E meqënëse jemi në këtë atmosferë festash të fundvitit, dua t’ju dërgoj këtë mesazh personal, për t’ju falenderuar në emër të qeverisë, për gjithçka keni bërë, si dhe t’ju them se, sa shumë i vlerësojmë gjithë sakrificat që ju dhe familjet tuaja bëni. Keni fikur zjarre, keni përballuar përmbytje, keni ngritur ura e keni shpëtuar fëmijë. Keni projektuar siguri përtej kufijve të vendit tonë. Keni punuar në heshtje për një vit të tërë, me vetëmohimin e ushtarakut dhe sakrificën e shqiptarit. Kudo ku jeni, në sherbim të Atdheut, na frymëzoni të gjithëve me përkushtimin dhe atdhedashurinë. Ndaj, nga zemra, ju uroj një vit të paqtë, të mbarë dhe të begatë!

Artikulli paraprakJUVENTUS “ÇMENDURIRA” PËR GORETSKA, PARA DHE SHKËMBIM ME PJACËN
Artikulli tjetërFESTAT DOBËSOJNË EURON