Jezu Krishti, erdhi në mesin tonë si shpëtimtari i botës. Vepra e madhe e Zotit, lindja e Jezusit u prit edhe në Katedralen e “Shën Shtjefnit” në Shkodër.

Besimtarë të shumtë morën pjesë në meshën e kremtuar nga arqipeshkvi i dioqezës Shkodër-Pult monsinjor Angelo Massafra i cili në predikimin e tij uroi besimtarët për këtë festë të shenjtë ndërsa tha se Krishtlindja është festa e dashurisë dhe çdo kush duhet të jetojë me paqe.

Krishtlindja deklaroi arqipeshkëvi Massafra duhet të na bëjë që të kalojmë çdo vështirësi, çdo urrejtje.

Në fund të meshës së shenjtë për Krishtlindjen nuk mungoi spektakli i fishekzjarreve. Star Plus përcolli live meshën e shenjtë nga katedralja e “Shën Shtjefnit” në Shkodër.

Artikulli paraprakKRISHTLINDJA, MESHA E SHENJTË NË KISHËN FRANÇESKANE
Artikulli tjetërPOLITIKANËT UROJNË PËR KRISHTLINDJE