Te krishteret ne Lezhe si ne te gjithe shqiperine kremtojne ringjalljen e Krishtit, moment ky qe simbolizon rilindjen e shpreses, forcimin e besimit tek zoti per të gjithe besimtaret, dhe çlirimin e njerezve nga mekati. Te shumte ishin besimtaret qe mbushen ne mesnate katedralen e “Shen Nikolles” ne zemer te qytetit.

Besimtaret e shumte ne te gjitha kishat katolike, kane ndezur qirinj dhe kane uruar njeri-tjetrin per paqe, begati dhe lumturi. Mesha Solemne u mbajt nga Dom Abrahami Famullitari i Lezhes i cili ne predikimin e tij tha Krishti u ngjalle, ndasa e cilesoi naten e pashkeve si nata me e madhe te njerzimit.

Nisja e ceremonise se pashkeve, sjell si simbol dhe ngjyerjen e vezeve te pashkes me te kuqe, e cila tregon dhe traditen e hershme te kesaj feste. Flaka e ndezur simbolizon dhe Ringjalljen e Krishtit pas sakrifikimit te tij ne kryq.

Gjate meshave te mesnates dhe sot paradite besimtarët u luten qe ringjallja e Krishtit t’i ndihmoje t’u jape force dhe shprese per te kapercyer veshtiresite e jetes se perditeshme. urimet ne kete dite jane nga me tendryshme por me i vecanti mbetet me Shendet Pashket!

Artikulli paraprakPERSONALITETET UROJNË FESTËN E PASHKËVE
Artikulli tjetërVLLAZNIA, NJË FITORE JETIKE NDAJ SKËNDERBEUT