Pas mbledhjes së dy komisioneve të këshillit bashkiak, atij të kontrollit financiar dhe të buxhetit, këshilltarja e PS Senida Mesi tregon se ka kërkuar një strukturë veçmas për kontrollin financiar.

Në thelb në buxhet asgjë s’ka ndryshuar thotë Mesi teksa vlerëson vetëm formën. Programi me shumën më të madhe është ai i arsimit ku këshilltarja e PS bën vërejtje. Buxheti ka ardhur shumë vonë në duart e këshilltarëve shprehet Mesi ashtu siç pohon se ka shkelje ligjore me afatet. Këto vërejtje bashkë me relacionet përkatëse të komisioneve do të paraqiten edhe në mbledhjen e këshillit të enjten ku do të diskutohet edhe buxheti.

Artikulli paraprakMEDIU: E DJATHTA S’QEVERISI MIRË, TË MOS MBAHEN SHPRESAT TE LSI
Artikulli tjetërFUTBOLL FEMRA, GRIMA E NIS ME HUMBJE, HUNGARI-SHQIPËRI 6-0