Një lajm bombë vjen nga futbolli.

Sipas radios katalanase RAC1 Leo Messi është takuar me trajnerin e ri Ronald Koeman dhe i ka thënë se e sheh veten më shumë jashtë Barcelonës.

Mësohet se Leo Messi ka ndërprerë pushimet e tij për të takuar trajnerin e ri për t’i thënë qartë se e shihte veten më shumë jashtë klubit se brenda tij”, pavarësisht faktit se ka edhe një kontratë tjetër njëvjecare me një klaulozë për lirimin e tij që kushton 700 000 000 euro.

Po sipas burimit, Messi ka pranuar se është i vetëdijshëm për vështirësitë që duhet të përballet për të lënë klubin për shkak të kontratës e cila e detyron Mesin të qëndrojë me Barcelonë edhe për një sezon tjetër.

Barcelona nga ana e saj ka refuzuar të komentojë takimin mes Koeman dhe Mesit.

Artikulli paraprakMOTI SOT ME KTHJELLIME DHE VRANËSIRA
Artikulli tjetërKENI LLOGARI BANKARE ME PROBLEME?! TATIMET THIRRJE TATIMPAGUESVE: 31 GUSHTI, AFATI I FUNDIT PËR NDRYSHIME