Carlos Queiroz, trajneri i kombëtares së futbollit të Iranit, ka deklaruar se Cristiano Ronaldo është futbollisti më i mirë në botë, ndërsa Messi “nuk është njerëzor dhe për këtë arsye FIFA nuk duhet ta lejojë që të luajë futboll”.

Trajneri portugez deklaroi për fifa.com: “Gjithmonë them se Messi është i jashtëzakonshëm, nuk është njerëzor. Derisa të provohet që është njeri, mendoj se FIFA nuk duhet ta lejojë të luajë.

Queiroz do të përballet me Portugalinë e tij në fazën e grupeve të Botërorit dhe ish-trajneri i Manchester United dhe Real Madrid thotë se do të jetë një përballje e veçantë.

“Do të kem kundërshtar Cristiano Ronaldon, më të mirin në botë. Por, në skuadër kam Ronaldot e mi që janë Jahan Bakhsh, Reza Goochannejad, Ali Karimi… Falë tyre besoj se do e kalojmë grupin”, deklaroi portugezi.

Irani do të përballet me Spanjën, Portugalinë dhe Marokun në grupin B të Botërorit.

Artikulli paraprakOPOZITA KËRKON PRESIDENTIN NË SEANCË DËGJIMORE, META SHPREH GATISHMËRINË
Artikulli tjetërKOKAINA REKORD NË DURRËS, BASHA: ME MBËSHTETJE TË POLITIKËS