Që nga ky muaj mësuesit në Shkodër dhe gjithë vendin do të paguhen në bazë të orëve të mësimit.

Sipas kësaj skeme pjesa më e madhe e arsimtarëve nuk mund të realizojnë normën me orët e mësimit. Për sindikatën e arsimit kjo nuk është e drejtë sepse ndikon në xhepin e mësuesve. Rekaj tregon se cilat mund të jenë format që vetë sindikata ka propozuar që mësuesit të plotësojnë normën dhe të mos ketë ulje të pagës mujore. Nëse nuk gjendjen një zgjidhje për këtë vendim të padrejtë do të nisin lëvizjet sindikaliste. Gjatë ditëve në vijim priten të tjera takime mes sindikatës së arsimit, drejtorisë arsimore apo ministrisë së arsimit për të gjetur një zgjidhje.

Artikulli paraprakMUZEU I KUJTESËS, MUNDËSI QË NXËNËSIT TË NJOHIN HISTORINË
Artikulli tjetërMETA: NË KUVEND MË PAK DEPUTETË