Presidenti i Republikës, bën thirrje për transparencë e dialog për çështjen e Teatrit Kombëtar. Përmes një reagimi Meta i bën apel Qeverisë dhe Bashkisë së Tiranës, të dëgjojnë sugjerimet dhe shqetësimet e komunitetit të artistëve e të dialogojnë me ta.

Kreu i shtetit thotë se po ndjek me vëmendje të veçantë dhe në vijimësi shqetësimin e komunitetit të artistëve lidhur me problemin e godinës së Teatrit Kombëtar, të kthyer tashmë në një debat publik.

“Presidenti i Republikës organizoi edhe një takim me një përfaqësi të artistëve kohë më parë dhe ka dëgjuar shqetësimet e sugjerimet e tyre për zgjidhjen e kësaj çështjeje të ndjeshme.

Presidenti i Republikës, bën thirrje për transparencë e dialog për këtë çështje dhe i bën apel Qeverisë dhe Bashkisë së Tiranës, të dëgjojnë sugjerimet dhe shqetësimet e komunitetit të artistëve e të dialogojnë në dobi të ruajtjes e promovimit të vlerave e trashëgimisë historike, kulturore e kombëtare.”

Artikulli paraprakMAS: PROKURORIA TË HETOJË KUSH I NXORRI TESTET E MATURËS
Artikulli tjetërARRESTOHEN DY VËLLEZËR , AKUZOHEN PËR NJË PENGMARRJE NË 2017