Kryetari i Kryetari i Kuvendit Ilir Meta ka ndërhyrë tek kryeministri Edi Rama që Ben Blushi të bëhej ministër në kohën kur është formuar qeveria.

Këtë të vërtetë, Ilir Meta ia tha publikisht kreut të LIBRA-s në Kuvend.

Ilir Meta: Faleminderit për këtë fjalim historik. Dhe meqenëse në këtë fjalim historik unë u përmenda më shumë se nga politikanët e vjetër, nga një politika i ri i sapo ardhur nga një planet tjetër, dua t’i them të gjithë ministrave, kandidatëve për ministra, sot nesër e për gjithmonë, që e vetmja ndërhyrje që kam tentuar të bëj pranë z. Rama kur është bërë qeveria, është që parafolësi të bëhej ministër. Por ndoshta mirë është bërë që nuk është bërë Ministër sepse Shqipëria ka një alternativë të re, një shpresë të madhe, një njeri të pa provuar asnjëherë.

Ka të drejtë të kërkojë të votohet dhe të besohet.

Artikulli paraprakSHKODËR, PARANDALOHET NJË NGJARJE E RËNDË
Artikulli tjetërPROKURORIA KËRKON 25 VITE BURG PËR MARK FRROKUN