Ashtu siç u paralajmërua, në orën 12:45 në ambientet e Presidencës doli në një konferencë për mediat, zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi.

Blushi, ndau ne fillim mesazhin e bërë publik nga Presidenti në mëngjes, ku bënte thirrje që politika nuk duhet të kalonte në KundërKohë. Mesazhi, sipas tij i drejtohej krerëve të mazhorancës dhe opozitës.

Më tej, zëdhënësi i Presidentit të Republikës, deklaroi publikisht se Presidenti i Republikës, Ilir Meta në ushtrim të kompetencave të Tij, në mbështetje të nenit 84 dhe 93 të Kushtetutës, ka miratuar; “Shpalljen e ligjit “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”;

Realizimi i këtyre ndryshimeve ligjore i hap rrugë ngritjes dhe funksionimit të organeve të reja që do të bënin të mundur plotësimin e vakancave në Gjykatën Kushtetuese dhe emërimin e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.

Që prej marrjes së detyrës nga korriku i vitit 2017 Presidenti ka marrë në shqyrtim 193 ligje nga të cilat ka dekretuar 156 ligje. Ka kthyer 14 ligje dhe ka lënë në heshtje 16 ligje. Ka në shqyrtim 7 ligje

Deklarata u mbyll me nenvizimin se presidenti nuk do të dekretojë asnjë ligj që nuk ësht ënë harmoni me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.

Artikulli paraprakNIS NDËRTIMI I UJËSJELLËSIT TË RI NË NJ.A RRETHINA
Artikulli tjetërPANIK NË KORÇË, LËKUNDJE TË FORTA TËRMETI NË JUGLINDJE