Presidenti Ilir Meta është pritur me ceremoni shtetërore nga Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani në Prishtinë, në vizitën e tij të fundit zyrtare si President në Kosovë.

Në përfundim të ceremonisë, Meta ka bërë shqiponjën në Prishtinë teksa pranë tij ishte presidentja Osmani. Ditën e sotme, do të jetë i pranishëm edhe në Kuvendin e Republikës së Kosovës në një seancë të veçantë.

Presidenti Ilir Meta, do të bëjë adresimin e tij të fundit në krye të kësaj detyre. Më 24 korrik, Metës i përfundon mandati i presidentit ndërsa në karrigen e tij do të ulet Bajram Begaj.

Artikulli paraprakRAMA MBLEDH KRYEBASHKIAKËT: VLORA S’DUHET TA DISKUTONTE TË QENIT XIXË NË MËNGJES DERI NË DARKË. KUSH ËSHTË BASHKIA MODEL
Artikulli tjetërRAMA-KRYEBASHKIAKËVE: ALARMOHUNI NËSE ZYRTARËT LËNË KOKRRËN E NAMIT! DUHET TË KËRKONI LARGIMIN E TYRE