Presidenti Ilir Meta jep një mesazh me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Grave të Zonave Rurale.

“Apeloj nevojën e domosdoshme për mbështetjen, promovimin dhe fuqizimin e tyre ekonomik, si një mundësi dhe kontribut real i shtuar për luftën kundër varfërisë, zhvillimit ekonomik dhe për një familje të begatë e të shëndetshme”, shkruan Meta.

Ai shton se fuqizimi i rolit të grave dhe vajzave, energjisë së pashtershme, fuqisë dhe motorit të emancipimit të shoqërisë sonë, do të thotë fuqizim i familjes, komunitetit dhe i gjithë ekonomisë së vendit.

Kreu i shtetit kërkon që të rrëzohen të gjitha barrierat që pengojnë aktivizimin, promovimin dhe përkrahjen e grave dhe vajzave në jetën ekonomike, politike dhe sociale të vendit, si një objektiv i përbashkët për progres të mëtejshëm shoqëror.

Artikulli paraprakLËVIZJE NË POLICINË E SHTETIT, NDRYSHOHEN DREJTUESIT NË SHKODËR, BERAT E MIRDITË
Artikulli tjetërBERISHA MBUSH 75 VJEÇ, FLET PËR PRANVERËN E DYTË: I BEKUAR NGA ZOTI