Kreu i Kuvendit, Ilir Meta, po flet nga Filadelfia për “Zërin e Amerikës.

Meta është shprehur se prania në Konventën e demoraktëve është një eksperiencë e mrekullueshme për të. Më tej, kryeparlamentari është ndalur te reforma në drejtësi, duke thënë me bindje se nuk do të miratohej pa konsensus. Ndërsa, i ka dhënë plotësisht të drejtë opozitës për rekomandimin 88. “Për mua është një eksperiencë e mrekullushme, pasi jam për herë të paraë në Konventën e demokratëve. Sistemi ynë politik në Shqipëri nuk është sistemi që ne kemi dëshiruar dhe e kemi kompensuar me LSI. Mund të ishte harxhuar shumë pak energji për konsensusin, se sa u harxhua për takime. Të gjithë ata politikanë të cilët nuk i aknë shërbyer konsensusit sipas Venecias kanë frikë nga reforma në drejtësi. Për këtë reformë ka qenë një dhe vetëm një: Konsensus sipas Venecias, edhe nëse opozita nuk pranonte. Opozita kishte plotësisht të drejtë për rekomandimin 88. Unë u binda pasi u takova me Bashën. Qëndrimin ua shpreha edhe ndërkombëtarëve. Rekomandimin e konsultova me ekspertët më të mirë ndërkombëtarë. Shqipëria nuk bën dot përpara pa konsensus”, ka deklaruar Ilir Meta.

Artikulli paraprakTË SHTËNA ME ARMË ZJARRI NË SUEDI, DYSHOHET PËR NJË VIKTIMË
Artikulli tjetërMIRATIMI I REFORMËS, RAMA: EPOKË E RE PËR BIZNESIN