Presidenti Ilir Meta ka pritur në një takim raportuesin për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein.

Eurodeputeti gjerman ndodhet në Shqipëri në kuadër të një vizite zyrtare. Gjatë takimit, Meta dhe Fleckenstein e kanë vënë theksin e reformat në fushën e sundimit të ligjit, për të afruar momentin e çeljes së negociatave për anëtarësim në BE.

Pata kënaqësinë të takohesha me eurodeputetin, Knut Fleckenstein. Vetëm reformat e vërteta në fushën e sundimit të ligjit do të çojnë drejt çeljes së negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Artikulli paraprakRAMA : PO TË LINDËSH SOCIALIST, NUK KA ASGJË QË NUK DI
Artikulli tjetërARRESTOHET 19-VJEÇARI SHQIPTAR DUKE SHITUR DROGË