Presidenti i Republikës Ilir Meta ka publikuar pamje nga takimi i djeshëm me Papa Françeskun në Vatikan. Kreu i Shtetit, ndodhet në një vizitë zyrtare në Itali ku u prit në një audiencë nga Ati i Shenjtë.

Në pamjet e publikuara sot në Instagram, nën shoqërinë e muzikës “Ave Maria”, Meta tregon pjesë nga vizita me vajzat e tij në Kishën Katolike.

Lajmin e ka njoftuar vetë kreu i shtetit, përmes një njoftimi në facebook, ku shkruan se ndihet i lumtur nga audienca e veçantë me Atin e Shenjtë.

Jam shumë i lumtur dhe i nderuar nga audienca e veçantë sot me Atin e Shenjtë, Papa Françeskun. Mirënjohje ndaj përkujdesjes së Tij të veçantë dhe Selisë së Shenjtë ndaj Shqipërisë, shqiptarëve,

vokacionit tonë europian dhe vlerësimit të Tij ndaj lidhjeve të vjetra e personaliteteve që mbajnë fort këto lidhje, Gjergj Kastriot Skënderbeu, Shenjtorja Nënë Tereza, 38 Martirët e Kishës Katolike shqiptare.

Interesi dhe vëmendja e tij ndaj modelit e bashkëjetesës paqësore dhe harmonisë fetare në mes shqiptarëve ishin pjesë e bisedës së përzemërt dhe mbresëlënëse me Atin e Shenjtë!” shkruajti Meta dje.

 

Artikulli paraprakCOCA-COLA NIS BISEDIMET, DO EKSPERIMENTOJË ME PIJE ME KANABIS
Artikulli tjetërBASHA SULMON RAMËN: MASHTRUESI I ÇARTERAVE LA FËMIJËT PA SHKOLLA