Presidenti Ilir Meta kërkoi “dorëheqjen urgjente” të Edi Ramës nga posti i kryeministrit.

“Ai vetë (Rama) çfarë mund ti japi më shumë shqiptarëve veçse një dorëheqje të menjëhershme, për këtë dëm që po i bën të ardhmes evropiane, shkretim që po i bën vendit, dëmin që i ka bërë çështjes së Kosovës dhe të shqiptarëve në përgjithësi”, tha Meta në një emision televiziv.

“Çfarë ka ai me marrëveshjen e 5 qershorit? Çfarë ka me zgjedhjet e lira e të ndershme? Pse i shkatërron ai zgjedhjet”, shtoi Meta.

Presidenti tha se Rama shkeli marrëveshjen e 5 Qershorit. “Për hapjen e negociatave, s’bëhet fjalë jo deri në 25 Prill, por deri në zgjedhjet e tjera nëse në 25 Prill s’ndodh një rotacion i përmasave të mëdha që ti japi legjimitet qeverisë së re”, shtoi kreu i shtetit.

Artikulli paraprakFOTO/ RAMA I DORËZON “YLLIN E MADH TË MIRËNJOHJES PUBLIKE”, NUNCIT APOSTOLIK, CHARLES JOHN BROWN
Artikulli tjetërSTAR TREND – 13.10.2020