Kreu i Shtetit, Ilir Meta, doli sërish sot një konferencë për mediat nga Presidenca.

“Situata nuk është e zakonshme dhe nuk mund të mos ndjej dhe unë përgjegjësi për këtë situatë të pazakontë . Në 30 qershor nuk ka pasur zgjedhje të ligjshme. Zgjedhjet vendore kushtetuese janë 13 tetor

Meta sërish kujtoi dhe ofertën për mbajtjen e tre palëve zgjedhje dhe i bëri sërish apel Rames te reflektoje

“Jemi në kushtet e thellimit të paligjshmërisë nëse nuk nis zbatimi menjëherë i dekretit të presidentit është penalizim i sigurtë 101 % për çeljen e negociatave të Shqipërisë. Kjo do të ishte goditje e madhe e prespektivës europiane. Ftoj edhe njëherë kryeministrin Rama të reflektojë dhe të mos pengojë zbatimin e dekretit të datës 13 tetor. Institucionet të mos vazhdojnë me paligjshmër. Ftoj forcat politike që duan të marrë pjesën në zgjedhje”

Një ditë më parë, Kreu i Shtetit përmes një postimi në facebook apeloi për gjetjen e një zgjidhjeje tani, pasi në gjykimin e tij në shtator do jetë shumë vonë.

Presidenti nënvizoi se liderët politikë duhet të heqin dorë urgjentisht nga kokëfortësia për të ecur në dy rrugë përjashtuese, jodemokratike dhe joeuropiane, që s’kanë pikë takimi.

“Populli ynë nuk e meriton të mbetet i fundit në rajon, për shkak të liderëve të tij të llastuar! Kemi dhe fare pak kohë për të mos kaluar në KundërKohë” shkruante Meta.

Artikulli paraprakEDUART NDOCAJ KALLËZIM PENAL PËR ZGJEDHJET E 30 QERSHORIT
Artikulli tjetër3 PALË ZGJEDHJE NË 13 TETOR? META: GATI TË LË ZYRËN NËSE DO RAMA, POR ME NJË KUSHT