Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta sulmuar sërish kreun e SPAK, Altin Dumani. Madje, Meta pretendon se Dumani i ka çuar njerëz që t’i thonë Metës që të largohet nga Shqipëria.

“Po i them Dumduanit, 3 herë me një gazetare që të del te metamorfoza, i ke përmend emrin tim. Ke çuar dhe njerëz që të më mbushin mendjen që të ikë nga Shqipëria. Pse legen si puna jote jam unë, gjurmon vjehrrën time të marrësh peng familjen time, mendon se do marrësh peng PL që t’ia çoj atij tarallakut. Ilir Meta nga burg do ta shkrijë atë celulë kriminale o palaço, hajde dil në tv me mua meqë ke vendos të merresh me politik, si flet ti ne emër të SPAK”, tha Meta.

Meta thotë se SHBA i ka kërkuar Altin Dumanit që ta fusë në burg.

‘Nuk je për të bërë zëdhënësin e partisë së Rilindjes. Të kanë thënë amerikanët të më fusin mua në burg… kur të duash ti! Ballafaqohemi kur të duash. Mu ka dash legjendari të më fusë në burg që në ’92. Nuk zutë mend ju. Më lanë pa mandat për një vit. O palaço o dum Duman. Regjim tomakutësh do të bëjmë ne këtu. Kjo është ndihmë
Ti hape Cez-Dia në dhjetor 2019 me urdhër të Edi Ramës në kulmin e luftës për Kushtetutën. Ça presim në që ti të thuash kam takuar Mc Gonigal. O torollak, por Ilir Meta në atë vit ka qenë Ministër i Jashtëm ka 150 net jashtë shtetit. Po ti merresh me atë punë se nuk ke takat të arrestosh Erion Velinë, se u mbyti me fazore. Ti nuk ke takat të thërrasësh Edi Ramën që ka bërë ata vendime qeverisë në kundërshtim të plotë me ligjin sepse ti je prokuror jo i amerikanëve por i Engjëll gaçit. Ka amerikanë të ndershëm dhe ka dhe Mc Gonigal. Thirri mendjes jam nga rraca e Vojo Kushit.

Artikulli paraprakKRYEPROKURORI OLSIAN ÇELA RAPORTON NË KËSHILLIN E LARTË TË PROKURORISË: 2023 ISHTE NJË VIT SFIDUES
Artikulli tjetërMINISTRI IGLI HASANI TAKON NË BURG ISH-PRESIDENTIN E KOSOVËS, HASHIM THAÇI