Presidenti i Parlamentit Europian, David Sassoli zhvilloi një takim dhe me kreun e shtetit Ilir Meta, në të cilin u theksua kontributi i BE për të tejkaluar krizën dhe zbatimin e shpejtë të 9 prioriteteve të vendosura nga Bundestagu.

Sipas njoftimit të presidencës, Meta vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme që PE i ka dhënë procesit të integrimit europian të Shqipërisë.

Meta theksoi rëndësinë që kanë sundimi i ligjit dhe dialogu gjithëpërfshirës e jo-konfrontues në zbatimin e prioriteteve që lidhen me çeljen e negociatave të Shqipërisë me BE, si dhe për arritjen e standardeve europiane të një demokracie parlamentare.
Në lidhje me ndryshmin e procesit të zgjerimit të BE më vendet e Ballkanit Perëndimor,

‘Meta përshëndeti angazhimin për të rritur besueshmërinë dhe efikasitetin e këtij procesi, përmes një qasje më demokratike, më transparente, dhe më pranë qytetarëve’ shkruan Presidenca.

Artikulli paraprakI EKZEKUTUARI NË LONDËR: “KUR TË RRITEM DUA TË BËHEM TERRORIST”
Artikulli tjetërSHQIPTARI DHE MIQTË E TIJ SHKATËRROJNË LOKALIN NË PËRLESHJE E SIPËR