Presidenti Ilir Meta i ka bërë thirrje forcave politike që të zgjidhin krizën në mënyrë që të rinjtë të mos emigrojnë jashtë vendit. Meta thotë se të gjithë faktorët politikë duhet të angazhohen me politika konkrete për të motivuar të rinjtë që të zhvillojnë karrierën në Shqipëri.

“Të dashur qytetarë, Zgjidhja e krizës së thellë politike dhe institucionale është domosdoshmëri për të frenuar ritmet dramatike të shpopullimit të vendit.

Ndërsa të gjithë forcat politike duhet të angazhohen me politika konkrete për t’i motivuar shqiptarët e sidomos të rinjtë për të patur mundësi më të mira të punësimit dhe karrierës këtu. Një vend pa rini, si një shtëpi pa fëmijë!

Shqipëria meriton një të ardhme të sigurt! Të bashkohemi kundër shpopullimit! Koha po rrjedh më shpejtësi dhe nuk kthehet mbrapa. Koha nuk pret”, shkruan Meta.

Artikulli paraprakRAMA DHE DENAJ NË FORUMIN EKONOMIK! DISKUTOHET PËR SITUATËN EKONOMIKE, FOKUSI TEK INVESTIMET E HUAJA
Artikulli tjetërRESHJE SHIU NË TË GJITHË VENDIN DHE BORË NË ZONAT MALORE, JA SI DO TË JETË MOTI KËTË TË ENJTE