Gjatë vizitës shtetërore në Malin e Zi, Presidenti i Republikës Ilir Meta është ndalur dhe në muzeun etnografik shqiptar në Tuz. Emocionet e kësaj vizite Kreu i Shtetit i ka ndarë me qytetarët, teksa shkruan në “Facebook” mbresat. Ai i shpreh mirënjohje patriotit Shtjefën Ivezaj dhe familjes së tij e bashkëpunëtorëve që kanë mbledhur dhe ruajtur këtë pasuri.

“Emocione të paharruara nga vizita në muzeun etnografik shqiptar në Tuz të Malit të Zi. Mirënjohje e pakufishme për patriotin e shkëlqyer Shtjefën Ivezaj, familjen e tij dhe bashkëpunëtorët e shumtë,

të cilët kanë bërë një punë të jashtëzakonshme për të mbledhur e ruajtur këto vlera të mëdha kulturore e kombëtare që i bëjnë krenarë të gjithë shqiptarët kudo ku jetojnë.🇦🇱”, shkruan Presidenti i Republikës.

Meta e ka nisur dje vizitën e tij zyrtare dhe është takuar me homologun malazez si dhe me krerë të tjerë të shtetit fqinj.

Meta Fb

Artikulli paraprakNJË PJESË E STUDENTËVE NË ELBASAN VIJOJNË GREVËN, KËNGË PËR RAMËN
Artikulli tjetërRRËFIM – SULEJMAN PODA