Pas dy ditësh, avioni i dytë i flotës së Air Albanians, ‘Migjeni’ do të ngrihet në fluturim. Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Rama në rrjetet sociale ku ka shpërndarë edhe disa foto të “Migjenit” i cili është gati për fluturim.

“Migjeni” do të mbulojë Italinë, ndërsa avioni tjetër “Lasgushi” mbulon linjën drejt Stambollit. Sipas Ramës me Air Albanian, standardet që do të ofrohen për shqiptarët do të jenë si asnjëherë më parë.

” MIRËMËNGJES dhe me MIGJENIN gati për Tiranë, që pasnesër të nisë fluturimet drejt Italisë, ju uroj një ditë të bukur” shkruan Rama.

Ndërkohë pritet që flotës t’i bashkohen edhe dy avionë të tjerë, “Naimi” dhe “Noli”, që do të fluturojnë drejt destinacioneve të BE dhe SHBA.

Artikulli paraprakARDI VELIU FIRMOS TRE LËVIZJE NË POLICINË E SHTETIT
Artikulli tjetërKURSIMET/ DEPOZITAT RRITEN ME 10 MILIARDË LEKË NË NJË MUAJ