Teatri “Migjeni” i Shkodrës, është në fazën e fundit të përgatitjeve për një sërë aktivitetesh që do ti serviren publikut shkodran duke nisur që nga java e ardhshme për të vijuar më pas me muajin Shkurt. Drejtori i Teatrit “Migjeni”, Arjan Çuliqi, në një prononcim për mediat, ka folur rreth aktiviteteve më të afërta që nisin me “Bilbilat e Vegjël”, “Mbretëresha e dëborës” një premierë për fëmijë dhe festivalin e teatrove për të rinj.

I pyetur për një “shkrirje” të Teatrit “Migjeni” që ka qarkulluar në opinionin publik, ai shprehet se nuk ka asgjë të tillë, teatri “Migjeni” është në pikun e përgatitjeve për aktivitetet që do të shoqërojnë tempullin e artit dhe të kulturës në Shkodër përgjatë të gjithë vitit 2024.

Me vendim të Këshillit të Bashkisë Shkodër, institucionet kulturore janë përfshirë në një proçes ristrukturimi, në të cilat është krijuar një ndërmarrje e vecantë për mirëmbajtjen e tyre me krijimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Mirëmbajtjes së Objekteve Publike (DPMOP). Ndërkohë qe menaxhimi i këtyre institucioenve si teatri, galeria, biblioteka, muzeu, vendi i dëshmisë dhe kujtesës, do të vijojë me tagër të drejtuesve të këtyre institicioneve që do të merren totalisht me krijimtarinë artistike dhe kulturore të këtyre institucioneve.

Artikulli paraprakMAKINA PËRPLASET ME KAMIONIN, PLAGOSET 1 PERSON
Artikulli tjetërBENET BECI: INSTITUCIONET KULTURORE NUK JANË MË ARAT E BABËS