Një milioner nga New Jersey është dënuar me shtatë vite burg për sjellje të paligjshme seksuale ndaj të miturve.

Stephen Bradley Mell, 53 vjec, performoi akte seksuale në një vajzë 15-vjecare tre herë gjatë muajve qershor dhe korrik të vitit 2017.

E mitura ishte pranë tij me lejen e nënës, e cila mendonte se vajza do të merrte mësime fluturimi. Një prej rasteve ndodhi në ajër. Mell kishte marrë avionin të cilin e kishte në pronësi dhe e vuri në autopilot për të vijuar aktet seksuale me adoleshenten.

Më pas, Mell komunikoi me vajzën në Snapchat ku e pyeti nëse di të kryejë seks oral. Në akuzë pretendohet se i kërkoi 15-vjecares ti dërgonte fotografi nudo.

Mell njihet edhe për bamirësi pasi dërgonte fëmijët me nevoja mjekësore në SHBA për trajtim me avionin e tij, Air LifeLine.

Artikulli paraprakBE SHTYN VENDIMIN PËR SHQIPËRINË PËR NË TETOR, RAMA: T’I REZISTOJMË DERI NË FUND OFENSIVËS SË BALTËS
Artikulli tjetër“NUK KA KOHË PËR TË HUMBUR”, SORECA KËRKON DIALOG MES PARTIVE PËR KRIZËN