50 hytbe xhumaje të myftiut të Shkodrës imam Muhamed Sytari janë përmbledhur në një libër.

“Minber” është vepra e radhës e myftiut të Shkodrës që u promovua në bibliotekën e qytetit “Marin Barleti”. Vetë myftiu Sytari si autor i librit tha se 50 hytbet në harkun kohor të një viti në xhami të ndryshme e kanë bërë që të njohë shumë realitete. “Minber” është një libër i botuar nga Komuniteti Musliman i Shqipërisë dhe mban titulllin e objektit mbi të cilin mbahet hytbeja e xhumasë dhe ka një vlerë të veçantë sepse përcjell për çdo javë mesazhet tek besimtarët.

Artikulli paraprakFBI PARALAJMËRON: ISIS MUND TË SULMOJË SHTETET E BASHKUARA
Artikulli tjetërGJERMANIA NË ALARM, 54 MIJË NJERËZ EVAKUOHEN NGA AUGSBURGU