KUQEBLUTË HUMBASIN NDAJ ALI DEMIT NË “QAZIM DERVISHI” ME REZULTATIN 3-6. Vllaznia nuk ka arritur dot të kalojë në gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë në Minifutboll.

Kuqeblutë janë mundur nga Ali Demi me rezultatin 6-3 duke bërë që pretendimet për kuqeblutë për fitimin e Kupës së Shqipërisë të ndërprehen në mes. Përsa i përket lojës Vllaznia shfaqi shumë grintë, ego dhe dëshirë për ta fituar ndeshjen por Ali Demi nuk lejoi një hap fals. Bllumbi për miqtë zë dy herë në befasi Vllazninë në minutat 8’ dhe 10’ duke çuar shumë shpejt në 2-0 avantazhin. Vendasit hutohen pak dhe e kanë të vështirë të dalin në lojën e tyre. Pjesa e parë mbyllet 2-0 për Ali Demin. Kur pritej reagimi i Vllaznisë, është Ali Demi që realizon golin e tretë përmes Pajës 4 minuta pas fillimit të pjesës së dytë. Shkodranët nuk lëshojnë në lojën e tyre pavarësisht disavantazhit. Vllaznia fiton një penallti. Çela godet fuqishëm por gjuajtja e tij është qëndrore dhe përplaset në trupin e portierit mik pa arritur të përfundojë në rrjetë. Humbja e penalltisë dëshpëron kuqeblutë. Paja shënon edhe një gol tjetër duke e çuar në 4-0 rezultatin dhe duke mbyllur llogaritë praktikisht. Goli i Pishtarit në minutën 34’ është për statistikë. Paja realizon edhe golin e pestë duke shuar shpresat e Vllaznisë për një barazim të mundshëm. Krejt ndeshja mbyllet 6-3 me fitoren e Ali Demit ndaj një Vllaznia që nuk ishte në ditën e saj. Kështu Ali Demi kalon në finale të Kupës dhe do të përballet me Flamurtarin që eleminoi Teutën. Pas ndeshjes trajneri Ardit Behari nuk është shfaqur i kënaqur me lojën e skuadrës. Tashmë duhet parë vetëm se si do të jetë e ardhmja e Vllaznisë për sezonin e ardhshëm.

Artikulli paraprakVLLAZNIA PËR FITORE NDAJ LAÇIT
Artikulli tjetër“ARREST SHTËPIE” PËR DURIM BAMIN