Ministret shqiptare i kanë dërguar një letër qeverisë holandeze ku kërkojnë hapjen e negociatave për Shqipërinë.

“Ju lutem pranoni këtë letër nga ministret e qeverisë shqiptare. Ashtu sic shkruhet në këtë letër ne jemi krenare të ndajmë me ju faktin që vetëm pak ditë më parë , OKB-ja e njohu Shqipërinë si njërën prej pesë vendeve të globit me kabinetin më të balancuar gjinor. 8 nga 15 ministritë në Shqipëri drejtohen nga ministre gra.

 

Si nëna, si motra dhe si gra që luftojmë për familjet tona dhe vendin tonë, ne do të donim të shtronim tek ju një çështje që na shqetëson shumë të gjithëve, e cila ka rëndësi të jashtëzakonshme për të gjithë shqiptarët- perspektiva evropiane e vendit tonë.

Në Shqipëri ka një admirim për Holandën, si një komb me tradita të mëdha dhe një rekord të guximit politik e tolerancës shoqërore.

Në rrugën e demokracisë ne hymë vetëm 30 vjet më parë, pas 5 dekadash të gjata e të errëta, si një lloj Koreje europiane e Veriut.

Shpresojmë ta kuptoni se sa e vështirë është beteja jonë, të cilën nuk mund ta fitojmë të vetëm, dhe disa nuk duan që ne ta fitojmë, përfshirë dhe një pjesë këtu në vendin tonë.
Dështimi i përpjekjeve tona për të çelur bisedimet e anëtarësimit është çmimi më i madh për këto forca të errëta.

Ne nuk kërkojmë që të ndryshoni pikëpamjet tuaja, thjesht duam që të bashkoheni me kombet e tjera të Europës duke i shtrirë dorën Shqipërisë dhe të na lejoni t’i çojmë këto përpjekje tonat në të një tjetër nivel”, thuhet ndër të tjera në letër.

Artikulli paraprakUJËRAT E ZEZA, AMBASADORI GJERMAN: INVESTIME NË SHKODËR
Artikulli tjetërMAKINA PËRPLAS DY TË FËMIJË, NJËRIN 6 VJEÇ