Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka zhvilluar një takim me Kryetarin e KLP-së, Alfred Balla. Në fokus të takimit ka qenë paketa e sigurisë nëpër shkolla si edhe është folur për një politikë penale më të ashpër kundër zjarrvënësve.

“Këshilli i Lartë i Prokurorisë mbështet Ministrinë e Brendshme dhe Policinë e Shtetit në intensifikimin e goditjes së fenomenit të shpërndarjes së lëndëve narkotike dhe vlerëson pozitivisht propozimin për ashpërsimin e dënimeve ndaj veprave kriminale të kryera brenda perimetrit të sigurisë së shkollave.”

Pikë tjetër e diskutimit mes dy krerëve ishte dhe eficenca e Oficerëve të Policisë Gjyqësore pranë Drejtorive të Policisë ku KLP-ja vëren mungesë stabiliteti, që shkaktohet nga lëvizjet e shumta mes radhëve të këtyre oficerëve.

Gjatë takimit u diskutua dhe mbi veprimtarinë e Komisionit të Mbrojtjes së Prokurorëve (i cili drejtohet nga KLP-ja) ku ka përfaqësues të Ministrisë së Brendshme dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë.

Artikulli paraprakFSHZH, 4.8 MILIONË EURO PËR NDËRHYRJET NË AKSET RRUGORE ZONAVE TURISTIKE
Artikulli tjetërSTUHIA DANIEL, TJETËR ALARM NË GREQI NGA LUMI PINIO, LAGJET NË LARISA MBUSHEN ME UJË