Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, vizitoi azilin e pleqve këtë të enjte në qytetin e Shkodrës. Me rastin e festave të fundvitit, azili kishte organizuar një festë të vogël, në të cilën ishin të ftuar edhe këngëtar të njohur të qytetit të Shkodrës.

Mes këngës dhe atmosferës festive, të moshuarit e këtij azili patën mundësine të kalojnë momente të gëzuara me njëri-tjetrin. Drejtori i këtij institucioni, Edmond Emini, në fjalën e hapjes falendëroi ministrin Bushati për pranin e tij në këtë festë të përgatitur, e cila është kthyer tashmë në traditë çdo fundviti në shtëpinë e të moshuarve. 

Shtëpia e të moshuarve në Shkodër ka srehuar një numër të konsiderueshëm të moshuarish, të cilët në këtë prag ndërrimi vitesh meritojnë më shumë se kushdo tjetër ngrohtësi dhe shoqëri. Ministri Bushati e ka kthyer tashmë në traditë vizitën në këtë azil, përderisa vizitat me rastin e festave nuk kanë munguar edhe në institucione të tjera.

Artikulli paraprakMOTI I KEQ, POLICIA APEL SHOFERËVE
Artikulli tjetërGRAMOZ RUÇI: GARDA GABOI ME BERISHËN