Rreth 1200 hektarë tokë në zonën e Shkodrës nuk rrezikojnë më të përmbyten nga ujërat e Lumit Buna. Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bledi Çuçi pa nga afër punimet që po kryhen për rehabilitimin e argjinaturës së Bunës në fshatrat Pentar e Luarëz. Ministri Cuci u shpreh se me këtë ndërhyrje kemi një garanci shumë të madhe që nga Buna nuk do të kemi më shqetësime përsa i përket përmbytjeve.

Argjinatura e Bunës në Pentar-Luarëz është e gjatë rreth 6.5 Km. Kur rritet niveli i Bunës paraqet rrezikshmëri të lartë për tokat përreth. Investimi parashikon rritjen e qëndrueshmërisë së argjinaturës, duke e veshur me beton skarpatën e brendshme, përmes

së njëjtës teknologji siç janë rikonstruktuar argjinaturat e tjera të lumit Buna. Në këtë argjinaturë nuk ishte bërë asnjë ndërhyrje serioze që prej viteve ’70. Siç njofton zyra e shtypit, vlera totale e këtij investimi është rreth 128 milionë lekë.

Artikulli paraprak“JORDAN MISJA”, VIT I RI SHKOLLOR NË GODINË TË VJETËR
Artikulli tjetërNË KËRKIM PËR TRAFIK DROGE E ARMËMBAJTJE PA LEJE, DY TË ARRESTUAR NE SHKODER